Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë workshop-in me filozofin Leonardo Caffo të organizuar nga Art House School 2017 në bashkëpunim me Fondacionin Pistoletto(16-27 tetor) me titull “Urgjencat delikate të artit”.
E martë 24 tetor 2017, ora 11
Art House – Shkodër
Hyrja e lirë
Leonardo Caffo është një filozof i lindur në Catania në vitin 1988. I diplomuar dhe i specializuar në filozofi në Milano jeton dhe punon mes Milano-s dhe Torino-s. Ai jep lëndën Ontologji dhe Teori e Projektit pranë Universitetit Politeknik të Torino-s. Mbështetës i të drejtave të kafshëve dhe dashamirës i artit bashkëkohor dhe i arkitekturës, që nga viti 2017 ka dhënë lëndën mbi përgatitjen e kuratorëve në Departamentin e Arteve Pamore të Naba-s në Milano dhe të shkrimt jo-kreativ në Shkollën Holden të Torino-s. Është bashkëautoror me Felice Cimatti të esesë Jeta e përditëshme (Einaudi 2016). Së bashku me Valentina Sonzogni drejton revistën Animot: filozofia tjetër. Në vitin 2015 ka fituar Çmimin Kombëtar Frascati në Filozofi. Revista Philosophy Now e ka përcaktuar si një nga filozofët më premtues në Evropë.